Artan Gurra është mjeshtëri i aparatit fotografik.”Qyteti im më frymëzon nuk do ta ndërroja me asnjë vend tjetër në botë”, shprehet ai.

Fotograf prej 15 vitesh në qytetin e Beratit, Artani e nis ditën me aparatin në dorë duke shëtitur në çdo cep të qytetit të gurtë. Ky mjeshtër e përdor aparatin jo thjesht si një mjet në dorën e tij por për të shpërfaqur imagjinatën.

Mëngjeset e Artanit janë aktive, ai kërkon të fiksojë në fotot nga lindja e diellit dhe perëndimin, jo vetëm peizazhin por edhe detaje, një kalimtar një fëmijë që vrapon, një të apasionuar pas një sportit dhe gjithçka, që natyra përcjell.

Pas një pune plot pasion në natyrë ai kthehet studios së tij. Aty e pret një tjetër punë, sistemimi i gjithë fotove që ka mbledhur, detajimi e rregullimi i tyre dhe të ribjerë në dashuri me qytetin e tij sërish duke i parë ato.

Top Channel