Ditën e sotme vendi u trondit nga një lajm i hidhur ku tre persona ndërruan jetë në Ostren të Madh në Bulqizë.
Ata ishin pjesëtarë të një familje dhe bëhet fjalë për nënën sëbashku me djalin dhe vajzën, ndërkohë që vajza tjetër ndodhet në Spitalin Ushtarak në Tiranë, në reanimacion, për momentin jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve për Top Channel bëhet me dije se shkak i vdekjeve është helmimi, teksa akoma nuk është saktësuar nëse është helmimi nga gazi apo nga ushqimi.
Pritet që autopsia të zbardh ngjarjen e plotë.
Nëna është 45-vjeçarja Rajmonda Tola, vajza 22-vjeçarja Rudina dhe Fatjoni djali 15 vjeç.
Kryefamiljari Ylber Tola nuk ndodhej në shtëpi sepse është emigrant në Greqi.
Bulqizë / Informacion paraprak
Në Ostren, Bulqizë, është marrë informacion se në banesë janë gjetur pa shenja jete shtetasja R.T, rreth 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza dhe djali), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.
Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel