26/11 11:10
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji, me rezultatin 2-1, për ekipin tonë.
Vajzat kuqezi po luajnë në “Air Albania Stadium”, në një përballje me Gjeorgjinë. Është mbyllur pjesa e parë e lojës dhe Shqipëria U-16 e femrave kalon në avantazh me rezultatin 2-1.
Një lojë shumë e mirë nga ana e vajzave kuqezi, ndërsa goli i pësuar ka ardhur si pasojë e një pakujdesie në mbrojtje dhe e gjitha kjo vjen nga euforia pas golit të parë tonit.
Trajneri, Agustin Kola ka qenë mjaft aktiv me këshillat e tij gjatë gjithë minutave të ndeshjes. Kjo është ndeshja e dytë që Shqipëria luan në këtë turne, pas fitores me rezultatin 3-1 ndaj Lituanisë.
Top Channel