“Take Me Out Albania”/ Në ditën e beqarëve dhe “Vitin e brishtë” nuk do të jeni vetëm, djemtë, propozime nga femrat!

13/02/2020 10:33

“Take Me Out Albania” do të zhvillojë audicionet e Tiranës më 15 dhe 16 Shkurt në orën 11:00 në ambientet e Top Channel në piramidë.

Ditën e beqarëve nuk do të jeni vetëm, pasi do të keni mundësinë të bëheni çift.
Por, nuk mbaron këtu. 2020-ta konsiderohet si “Viti i brishtë” pasi ky muaj ka 29 ditë, gjë që ndodh çdo katër vite.

Sipas traditës, që e ka origjinën nga Skocia, në “Vitin e brishtë” femrat mund të ulen në gjunjë për t’i propozuar princit të tyre të kaltër.

Thuhet se Mbretëresha Margaret miratoi një ligj në vitin 1288 që deklaronte se gratë mund të propozonin çdo 29 Shkurt, e nëse burri refuzonte, duhet të paguante një gjobë me vlerë sa një fustan i ri nuserie, dorashka, ose një puthje. Por pavarësisht kësaj, nuk ka asnjë regjistrim të këtij ligji.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA