‘Nuk matet temperatura në Rinas’, doktoresha debaton me gazetaren në Open

13/02/2020 21:48

Najada Çomo, Shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT foli në Open në Top Channel për masat që po merr vendi jonë nga koronavirusi.

‘Në vendin tonë nuk ka vend për panik. Jemi një vend i vogël por nuk ka pasur asnjë rast dyshimi. Masat paraprake për të kuptuar të prekurit bëhen në pikat kufitare. Një ndër masat është matja e temperaturës dhe pyetësori’- tha doktoresha.

Kjo deklaratë u kundërshtua nga gazetarja e Top Channel Alma Demiraj. ‘Doktoresha pyetësori bëhet por matja e temperaturës jo’- tha Demiraj.

‘OBSH-ja e shpalli me datë 30 janar emergjencën globale. Pas emergjencës janë marrë masat’ iu kundërpërgjigj Eugena Tomini.

Ende sot nuk matet nuk matet temperatura. I bëhet kontrolle vetëm atyre që vijnë nga zonat e Kinës- ndërhyri Demiraj.

Jeni e keqinformuar në këtë pikë- tha Tomini.

Kjo tregon që ne jemi një vend pa standarte. Në Europë që ka standarte matet temperatura dhe matej përpara se të shpallej emergjencë globale- ndërhyri publicist Redi Shehu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA