Krijimi i një qeverie kujdestare, 100 ditë para datës së zgjedhjeve u dërgua për herë të parë në tryezën politike të Reformës Zgjedhore nga demokratët si pjesë e propozimit për parandalimin e krimeve zgjedhore, por tentativa e parë për këtë kërkesë të kahershme të opozitareve hasi në refuzimin e prerë të socialistëve.
“Ato gjëra që nuk janë arritur me “luftë” në rrugë nuk mund ti marrësh në tavolinën e negociatave”, shprehet Gjiknuri.
Në propozimet e para të demokratëve, policia rikthehet për ruajtjen e rendit dhe regjistruar incidentet pranë Qendrave të Votimit. Krimet zgjedhore kërkohet të heton nga SPAK.
“Krimi i korrupsionit zgjedhor duhet të goditet nga strukturat më të specializuara që kemi ne sot nga reforma në drejtësi”, thotë Bylykbashi.
“Korrupsioni zgjedhor është vepër penale e parashikuar në legjislacionin penal që është ndryshuar në vitin 2017. Frymë për të gjetur bashkëpunimin për gjëra që bëjnë sens, jo për ato që nuk bëjnë sens”, shton Gjiknuri.
Ky nuk është propozimi i vetëm i opozitës jashtëparlamenare, i cili u pa me rezerva nga socialistët. Lulzim Basha nga selia blu kishte një tjetër kërkese.
“Ka ardhur koha që si pjesë e zgjidhjes së plotë të krizës, të rishikohet edhe reforma administrative dhe decentralizimi i pushtetit vendor”, thotë Basha.
“Nuk është mandati im, as i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe as i këtij grupi për të adresuar çështje kushtetuese, territoriale që nuk kanë të bëjnë me legjislacionin zgjedhor”, shprehet Gjiknuri.
Në paketën e PD-së futet koncepti i sinjalizuesit, i cili mund të jetë cilido individ, qe kallëzon krimet zgjedhore dhe merret ne mbrojtje pas denoncimit të bërë./Elda Menga/
Top Channel