Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka miratuar shfuqizimin e vendimit të qeverisë së kaluar që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, për rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë.

Për rritjen e pagave, qeveria e kaluar kishte marrë vendim në dhjetor të vitit 2017.

“Pagat kthehen me rregullimin e mëhershëm. Ky vendim nuk ka efekt në Gjykatën Kushtetuese e as në sistemin juridik”, shprehet Kurti.

Qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind. Sipas atij vendimi, kryeministrit i rritej paga nga 1500 euro në 2950 euro.

Rritje të pagave kishte edhe për ministrat dhe pozitat tjera qeveritare.
Kjo çështje ishte dërguar nga deputetët e atëhershëm të Vetëvendosjes në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo përmes një vendimi, kjo Gjykatë kishte thënë se rritja e pagave nuk është në kundërshtim me Kushtetutën.

Qeveria Kurti, gjithashtu mori vendim që të shfuqizojë të gjitha vendimet për emërimet e koordinatorëve nacional, pozita këto që ekzistonin gjatë mandatit të ekzekutivit të kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA