Kosova s’do aplikojë në Interpol/ Tërheqja pas konsultimit me aleatët perëndimorë

12/02/2020 19:47

Kosova pritet të mos aplikojë këtë vit për anëtarësim në Interpol.

Kjo kërkesë është bërë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, nën arsyetimin se institucionet nuk kanë kohë të mjaftueshme për përmbushjen e kritereve.

Ai ka thënë se ky hap po ndërmerret pas konsultimeve me aleatët ndërkombëtar sipas të cilëve Kosova do të përballej me dështim.

Në këtë Organizatë Ndërkombëtare Policore, Kosova ka tentuar të bëhet pjesëmarrëse në vitin 2016 dhe 2018.

Ndërsa, vitin në vitin 2019, ish-kryeministri Ramush Haradinaj në momentet e fundit kur Asambleja e Përgjithshme kishte nisur punimet, kishte kërkuar shtyrjen e votimit, duke iu bindur kështu rekomandimeve për tërheqje nga aleatët perëndimor.

Në këtë mbledhje Qeveria ka votuar për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë Haradinaj, me të cilin u bë rritja e pagave për kabinetin qeveritar, derisa vendimi nuk do të përfshijë gjyqësorin.

Gjithashtu, është marrë vendim që t’i kërkohet Kuvendit të Kosovës zgjatja buxhetore për muajin mars, ndërsa pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Kurti iu është shmangur mediave duke u larguar menjëherë pas mbledhje./Alberta Hashani/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA