Dënohet me burg pasagjerja e dehur e avionit që tentoi të hapte derën në fluturim!

12/02/2020 18:41

26 vjeçarja, që në gjendje të dehur u përpoq të hape në fluturim derën e një avioni të Jet2, është dënuar me dy vjet heqje lirie.

Chloe Haines nisi të bërtiste me të madhe: “ Do t’ju vrasë të gjithëve, të gjithë keni për të vdekur”, e gërrici me thonj edhe një anëtar ekuipazhi. Gjykatësi tha se për shumë pasagjerë në atë avion, ai moment kishte qenë “ makthi më i keq i bërë realitet”.

Haines e pranoi se me veprimet e saj kishte vënë në rrezik sigurinë e personave të tjerë në bord. Aq e dhunshme ishte bërë ajo gjatë udhëtimit dramatik, sa ishin dashur disa vetë për ta mbajtur në tokë. Prokurorët thanë se 26 vjecarja “ e kishte humbur toruan fare pasi kishte përzierë ilaçet me alkool, dhe më pas, nuk mbante mend asgjë”.

Haines, që tani ka hyrë në programin e Alkoolistëve Anonimë, u arrestua nga policia britanike në momentin që avioni zbriti në tokë. Pas incidentit të 22 qershorit, Jet2 e ndëshkoi atë me një gjobë prej 85,000 paundë ndërsa gjithë jetën nuk do t`I lejohet më të udhëtojë me këtë kompani.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA