Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë
29/11 11:33
Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti ka shfuqizuar sot vendimin që kishte marrë Qeveria Haradinaj në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete.
Vendimi nuk ka efekt për uljen e pagave aktuale në sistemin e drejtësisë. Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, qeveria Haradinaj kishte vendosur për rritje të pagave 100 përqind.
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka vendosur edhe për shfuqizimin e disa vendimeve të tjera që ndërlidhen me strukturën organizative të Zyrës së kryeministrit.
Top Channel