Vizita e Albin Kurtit në Tiranë, e para e tij si kryeministër i Kosovës, pati një pasqyrim të gjerë në mediat atje. “Koha ditore” u fokusua tek ai që e konsideron si thelbin e takimit të kryeministrit të ri të Kosovës me kreun e ekzekutivit shqiptar, Edi Rama.

“Rama për Shengenin ballkanik, Kurti për makro- Shengenin shqiptar”, ishte titulli kryesor i saj.

Në artikull sqarohet se Rama ka pohuar që të dy e trajtuan shkurtimisht cështjen e Shengenit ballkanik. Ai tha se nuk ka Shengen shqiptar pa Shengenin ballkanik, ndërsa Kurti u shpreh se  takimi i së martës ishte më shumë për makro Shengenin shqiptar se sa për mini-Shengenin ballkanik, shkruan gazeta.

“Indeksonline” thekson faktin që gjatë konferencës për shtyp, Rama shfrytëzoi edhe njëherë rastin për të lavdëruar punën e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, dhe përshëndeti iniciativën e tij për të hequr detyrimet ligjore për shqiptarët nga Kosova dhe shqiptarët nga gjithë rajoni për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

“Telegrafi” thekson se Kurti u prit me ceremoni shtetërore në Tiranë, ndërsa përcolli të detajuar axhendën e tij.

“Kurti nostalgjik: Erdha në Shqipëri, por nuk jam larguar asnjëherë” shkruan gazetaexpress, e cila përcjell mesazhin në Tëitter të kryeministrit të ri të Kosovës, ku ai falenderonte Ramën për ceremoninë shtetërore, dhe Gramoz Rucin, Ilir Metën e Lulzim Bashën për takimet. Më tej megjithatë Express shkruan se dy kryeministrat u përplasën lidhur me minishengenin ballkanik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA