Gjyshi “gangster”, 107 vjeçari që drejton makinën në shoqërinë e të dashurës së tij

11/02/2020 18:35

Nuk na bie rasti çdo ditë të dëgjojmë për një 107 vjeçar i cili është në gjendje të drejtojë makinën, për më tepër në shoqërinë e të dashurës së tij 99 vjeçare.

Bëhet fjalë për Joe Newman , një i moshuar nga Sarasota e Floridas i cili ka jetuar edhe gjatë Luftës së Parë Botërore. Joe zotëron një Mecerdes SKL, dy vendësh, në të cilën ka vend dhe për të dashurën e tij, Anita. Edhe pse në një moshë të thyer ai ende ka besim tek aftësitë e tij:

Sigurisht, unë jam një sofer i mirë”, shprehet Joe Newman, fjalët e të cilit konfirmohen nga Anita.

Gruaja, duke qeshur u thotë gazetarëve se kohën më të madhe të udhëtimit i mban sytë e mbyllur, kuptohet nga shpejtësia e madhe që lëviz Mecerdesi i drejtuar nga Newman. megjithatë Joe shprehet se është një shofer i cili i respekton gjithmonë rregullat e trafikut.

Pas moshës 80 vjeçare patenta në Amerikë skadon çdo gjashtë vjet, por i moshuari nuk e shikon problem këtë fakt, duke thënë se ka plane madhështore për të ardhmen. Gjithashtu gjyshi ka dhe një moto që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës që sipas tij është dhe sekreti i jetëgjatësisë:

“Mos merrni vetëm frymë, por edhe jetoni”.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel