Shikueshmëria televizive e ndarjes së çmimeve Oscar këtë vit ra në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Rreth 23.6 milionë njerëz e shikuan ceremoninë të dielën, krahasuar me 29.5 milionë, vitin e kaluar. Shifra u bë publike nga transmetuesi amerikan ABC, i cili citoi Shërbimin e Vlerësimeve, Nielsen.
Pavarësisht shifrave në rënie, Oskarët, që për të dytin vit radhazi nuk patën një prezantues të vetëm, mbetet shou më i shikuar. Në 2019, ceremonia mundi të përmbyste tendencën katër vjecare të rënies së shikimeve dhe audienca e tij u rrit me 11 për qind, duke shkuar në 26.5 milionë. Kjo edhe për shkak të performancës së shumë pëlqyer të Lady Gagas dhe Bradley Cooper ndërkohë që ishin Queen ata që hapën spektaklin. Ky ishte viti i parë që ceremonia u mbajt pa një prezantues, cka edhe shumëkush e vlerësoi si një arsye për rritjen e audiencës. Por, rekordi i ri i ulët tregon se Oscar nuk ishte në gjendje ta përsëriste këtë sukses në vitin 2020. Këngëtarja dhe aktorja Janelle Monae hapi spektaklin që zgjati për tre orë e gjysmë, duke u pasuar nga performanca të muzikantëve Elton John dhe Billie Eilish.
Çmimet u prezantuan nga çifte të famshme mes të cilëve, Timothee Chalamet dhe Natalie Portman, dhe Stiv Martin e Kris Rok. Këtë vit, filmi Parasite i Koresë së Jugut bëri histori, duke u bërë filmi i parë në një gjuhë jo angleze që merr çmimin kryesor, prejse ka nisur ndarja e Oscarit, 92 vjet më parë.
Top Channel