Nëse bëhet fjalë për Leonardo DiCaprion, atëherë kjo i justifikon të gjitha! Ndoshta këtë ishte duke menduar aktorja e famshme Margot Robbie kur përqafoi në mënyrë shumë të afërt e “intime” kolegun e saj 45 vjeçar përpara burrit.

Bashkëshorti i bukuroshes bjonde, Tom Ackerly, po qëndronte vetëm pak metra larg dyshes, teksa ata po përshëndeteshin në tapetin e kuq të ceremonisë së çmimeve “Oscar”, dhe shikimi i tij, i kapur nga kamerat, nuk dukej shumë miqësor.

Margot dhe Leo kanë një lidhje të veçantë me njeri-tjetrin pasi kanë bashkëpunuar në dy filma, si burrë e grua në “The Wolf of Wall Street”, dhe në “Once Upon a Time in Hollywood”.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel