Shkolla pa dy mësuesit/ Humbën jetën në aksident ndërsa ktheheshin nga puna

10/02/2020 21:30

Kjo e hënë ishte një ditë e dhimbshme për nxënësit e dy arsimtarëve Leonard Sako dhe Ornida Hoxha, të cilët humbën jetën të premten gjatë një aksidenti tragjik  pranë Memaliajt.

Në dërrasën e zezë kanë mbetur ende shkrimet e  orës së fundit të mësuese Ornidës.

Kolegët e tyre prej vitesh në shkollën e mesme të bashkuar Adem Alushi Krahes-Memaliaj e kanë të vështirë të ndajnë dhimbjen me gazetarët

Në automjet udhëtonin 4 mësues që si çdo ditë me të mbaruar mësimin udhëtonin së bashku. Përveç familjes  dhimbja është e madhe edhe për miqtë.

Dy mësuesit e humbën jetën rrugës së kthimit në shtëpi. në rrugët e vendit ndodhin çdo ditë aksidente por nuk janë thjesht statistika. Janë  jetë njerëzish të ndërprerë në mes. Megjithatë por kjo ngjarje ka tronditur jo vetëm fëmijët e tyre, koleget e nxënës, por  ata që si këta mësues të fshatit sakrifikojnë çdo ditë për të punuar mes dhjetëra vështirësish, atje ku jo të gjithë do të donin të punonin.

Top Channel