“Paraziti”, triumf në “Oscar”/ Për herë të parë një film i huaj shpallet më i miri

10/02/2020 12:36

Surprizë në natën e oskarëve 2020. Në Los Angeles, pavarësisht pjesës më të madhe të parashikimeve, është kurorëzuar si filmi më i mirë, Paraziti i koreano-jugorit Bon Joon Ho, që më herët ka marrë edhe palmën e artë në Kanë.

Filmi ka fituar statujën edhe si filmi më i mirë i huaj dhe regjia më e mirë. Aktorët protagonistë më të mirë ishin Joaquin Phoenix dhe Renee Zellweger, ndërsa ata jo protagonistë, Brad Pitt dhe Laura Dern.

Ishte kjo e sivjetshmja një ceremoni vërtetë historike. Për të parën herë në fakt, një film që nuk është në gjuhën angleze rrëmben statujën më të rëndësishme të Hollivudit për filmin më të mirë. Vepra e Bong Joon Ho ka marrë në total katër oskarë.

Rene Zellweger, me rolin e Judy Garlandit në filmin Judy, të Rupert Goold, ka marrë oskarin e dytë në karrierë pas atij për Kthim në malin e ftohtë. Ajo tha se ishte krenare që kish mundur të portretizonte Judy Garland.

Ndërsa Joaquin Phoenix, i vlerësuar për rolin në Joker, ka zgjedhur të mbajë një fjalim politik.

“Duhet të luftojmë kundër idesë që një racë, një ide, është dominuese krahasuar me një tjetër. Dhurata më e madhe që më ka dhënë kinemaja është ajo që mund ti jap zë kujt nuk e ka. Ka ardhur momenti të fillojmë të bëhemi zëdhënës të kauzave të tjera”, shprehet Phoenix.

Në bilancin final; dy statuja oskar kanë shkuar për Kuentin Tarantinon dhe një herë e një kohë në Hollivud, që kishte 10 nominime dhe dy për Jokerin e Todd Philips. Për 1917, që ishte favorit para ceremonisë, shkuan dy çmime teknike, ai për kolonën zanore dhe efektet speciale, dhe fotografinë më të mirë. Pa statuja mbetën 10 kandidatë të tjerë, mes të cilëve edhe “The Irishman” i Martin Skorsese.

Ndërsa Elton John, ka marrë çmimin për këngën më të mirë origjinale në Rocketman, jacqueline durran për kostumet në Gra të vogla.

Pavarësisht 24 kandidaturave ndërkohë, Netflix, ka pësuar një zhgënjim: përveç Dern, kolosi i transmetimeve online ka fituar me dokumentarin American Factory të prodhuar nga Michelle dhe Barack Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA