Mesnatën e së dielës në Top Channel, për të katërtin vit radhazi drejtpërsëdrejti në Top Channel u transmetua ceremonia e natës së të ndarjes të çmimeve “Oscars”.

Mbrëmja më e rëndësishme e kinematografisë botërore, erdhi serish pranë shqiptareve në Top Channel. Për rreth 6 orë transmetim, Jetona Kocibellit, Nevina Shtylla, Genc Përmeti dhe një panel të ftuarish, komentuan mbrëmjen maratonë të Çmimeve Oscar dhe jo vetëm kaq.

Të ftuarit në panel, përveçse filmave, kritikës së tyre, komentuan edhe tapetin e kuq.

Një studio e ngrohtë, përshtatur shkëlqimit te një mbrëmje të tillë,nga ku të ftuarit e panelit te pare, regjisoret Bujar Alimani, Iris Elezi, Etmond Topi dhe skenaristi, Ismet Sijarina sollën në shtëpitë e shqiptarëve diskutime të ndryshme ne lidhje me kinematografinë botërore dhe protagonistes së saj.

Mbrëmja në Top Channel ka vijuar me komentet roze te panelit te dyte, ku nga stilistet e ftuar nuk mund te mungonin komentet për veshjet ne tapetin e kuq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA