“Më dhunuan seksualisht kur isha 14-vjeç”, video përfundoi në faqet porno në internet

10/02/2020 11:32

Vitin që lam pas, Rose Kalemba, shkroi një postim në blogun e saj, duke rrëfyer dhe shpjeguar periudhën më të errët që kishte kaluar në jetën e saj.

Ishte vetëm 14 vjeç kur u dhunua seksualisht dhe një video e saj u shpërnda në një faqe interneti porno që ishte mjaft popullore. Pas këtij postimi prekës, dhjetëra njerëz kontaktuan me të, duke i shkruar se të njëjtin problem ata e hasin sot edhe kësaj dite.

Askush nuk e besonte, me përjashtim të infermieres, babit dhe gjyshes së saj, pasi shumica e familjarëve të saj nuk besonin fjalët e saj.

Ishte një fije shprese, për dikë që e njohu atë dhe e pranoi atë çfarë i kishte ndodhur, ishte një valë lehtësie, një shtysë për të ja nisur gjithçka nga e para.

Një dekadë më vonë, Rose Kalemba mundi të ja dal, të mposhti të gjithë frikën dhe të ja nis gjithçka nga e para. Ajo filloi të shoh veten në pasqyrë, pasi kjo gjë nuk kishte ndodhur që prej kohës së sulmit, pas nuk mund të duronte dot të shihte pasqyrimin e saj.

Tani ajo është 25 vjeç dhe ka organizuar rutina të vetë-kujdesit në jetën e saj të përditshme. E fillon mëngjesin duke krehur flokët e gjata dhe të buta, të cilat njerëzit i komentojnë gjithë kohës dhe çdo mëngjes përgatit një filxhan me kakao, që beson se ka cilësi shëruese dhe më pas shkruan qëllimet që i ka vendosur vetes në një ditar.

Historia e përdhunimit të saj ishte diçka që ndoshta shumë të miturve mund të ju ndodh. Teksa ajo po ecte nëpër rrugët e Ohajos, një burrë u shfaq aty mes errësirës. Ai e detyroi Rosen të futej me forcë në makinën e tij dhe së bashkë me të ndodhej një tjetër person, rreth 19 vjeç. Ata e çuan vajzën, asokohe vetëm 14 vjeç, në një shtëpi të pabanuar, në anën tjetër të qytetit dhe e dhunuan, ndërsa një person i tretë filmoi pjesë nga ky sulm. Në një moment, njëri prej tyre nxori një laptop dhe tregoi video me sulme ndaj grave të tjera ashtu siç kishin bërë dhe me Rosen. Duke e kërcënuar se do ta vrisnin nëse ajo zbulonte identitetin e tyre, ata e morën sërish në makinë dhe e lan diku nëpër rrugët e qytetit. Asgjë nuk do të ndodhte me ta, askush nuk duhet ta dinte!

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA