Mijëra ndjekës të kishës ortodokse serbe në Malin e Zi, u mblodhën në një lutje masive dhe marshim proteste kundër ligjit të ri që ka ndezur tensione në shtetin ballkanik.

Ligji i ri kërkon që komunitetet fetare të provojnë pronësinë e pronave duke filluar që para 1918, kur mali i zi ishte pjesë e Jugosllavisë së dominuar nga serbët, në mënyrë që të mund ti mbajnë ato.

“Ka një pakënaqësi të madhe mes njerëzve dhe njerëzit janë këtu sepse mbi të gjitha janë të pakënaqur me ekonominë dhe demokracinë. Ata duan të shprehin veten”, shprehet Ljilkana Banjevic.

“Situata në malin e zi është e nderë, tensionet janë të larta dhe kisha do të bëjë atë që ka bërë 2 mijë vitet e fundit: të lutet për paqe dhe zbutjen e tensioneve në shoqëri. Ne po lutemi sot për të treguar pakënaqësinë tonë me ligjin e ri të besimeve fetare që përbën një shkelje të një prej të drejtave themelore të njeriut”, ka thënë një prift ortodoks.

Qeveria mbron ligjin duke e quajtur atë një masë për të vendosur në vend të drejtën për sa i takon pronave në malin e zi. Por kisha ortodokse serbe, akuzon shtetin se po përpiqet të grabisë qindra kishat dhe manastiret e saj që zotërojnë pjesë të vyera toke.

Top Channel