Kuçovë/ Motoçiklisti aksidenton të moshuarën, arrestohet autori

10/02/2020 16:16

Një aksident është shënuar në Kuçovë, ku një shtetas, duke drejtuar një motoçikletë ka aksidentuar këmbësoren, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme, ndërsa 63-vjeçarja ndodhet në Spitalin Rajonal të Fierit për ndihmë mjekësore.

Kuçovë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00 në rrugën para bashkisë Kuçovë, shtetasi K.V duke drejtuar një motoçikletë pa targa, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen F.M 63-vjeçe, banuese në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë e cila ndodhet në Spitalin Rajonal të Beratit për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i motoçikletës është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel