Një seri hartash të detajuara kanë treguar shkallën e zjarreve, përmbytjeve, thatësirave me të cilat mund të përballet Evropa deri në fund të shekullit, po nuk pati një ndërhyrje urgjente për tu adaptuar apo për tu përballur me ngrohjen globale.

Një rritje mesatare me 1 metër e nivelit të detit deri në fund të shekullit, do të thotë që zona të tëra të zhduken dhe qytete të tëra të zhyten nën ujë, veçanërisht në Britani dhe Evropën Veriore. Ndërkohë pjesë të Spanjës, Portugalisë dhe Francës do të përballen me shkretimin, me zonat më të prekura që do të njihnin rritje të thatësirave.

Vera më e nxehtë rrit rrezikun e zjarreve, që ka shënuar rekorde në Suedi. Nëse emetimet rriten, Franca, Gjermania e Jugut, Ballkani dhe rrethi arktik, mund të shohin më shumë zjarre.

Më në veri, dimrat do të bëhen më të lagësht, dhe këtu përfshihet evropa qendrore dhe lindore ku parashikohet 35 për qind rritje e shirave të rrëmbyeshëm.

Top Channel