Njësit e doganës në Prishtinë kanë parandaluar kontrabandimin e medikamenteve në një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë.
Oficerët doganor kanë selektuar një autobus të linjës Prishtinë – Tiranë për kontrollim detal. Gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur në brendësi të sistemit të klimatizimit të autobusit sasi të konsiderueshme të medikamenteve te fshehura, gjithashtu nën ulësen e vozitësit është gjetur një pako e fshehur e cila ishte e mbushur me lente optike me dioptri të ndryshme si dhe dy trafo elektronike për shirita vrapues të fitnesit e që ishin te vendosura ne ulësen e pasme të autobusit.
Personat përgjegjës janë proceduar për kundërvajtje doganore si dhe mallrat ilegale të gjetura janë konfiskuar.
Top Channel