Dikur kërkoi pension për Nexhmije Pagarushën, sot Ulpiana Lama ka një tjetër kërkesë

10/02/2020 20:13

Në nder të bilbilit të muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishin të ftuar Zhani Ciko, Hysni Zela, Ulpiana Lama dhe këngëtarja Klodiana Vata.

Teksa të gjithë po ndanin kujtime dhe momente bisedash me të madhen Nexhmije Pagarusha, Ulpiana tregoi për ndjekësit e “Ftesë në 5” një detaj interesant.

“Në atë kohë  kur isha zëdhënëse e qeverisë, duhet të kem dhënë një deklaratë që ajo e mbante mend, se të qenurit figurë publike të mbahet mend edhe e keqja edhe e mira… ndoshta ti e harron, por njerëzit nuk ta harrojnë. Në këtë rast qëlloi një takim fatlum dhe i mirë me Nexhmijen. Unë paskam thënë për një pension që ajo do ta kishte të përhershëm,  ajo e kujtonte, unë jo…gjë që është realizuar më pas me mënyra të tjera”, tha ajo, ndërsa shtoi se do të ishte shumë mirë që të gjitha materialet muzikore të saj të ishin të dokumentuara diku.

Top Channel