Rinas- Një 24-vjeçar nga Gana është vënë në prangat e policisë ndërsa një tjetër nga Nigeria është shpallur në kërkim.

I riu Evans Amanwah , është arrestuar në saj të operacionit të koduar “Similarity”, në tentativë për të kaluar kufirin me dokumentet e nigerianit Otega Okorare i cili u shpall në kërkim.

24-vjeçari tentoi të kalonte nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Rinasit me një pasaportë me ngjashmëri, por u bllokua nga kontrollorët e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar edhe në informacionet që dispononin Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se ky Evans Amanwah pasi ka siguruar paraprakisht kundrejt shpërblimit monetar pasaportën e  nigeriani Otega Okorare ., duke përfituar nga ngjashmëria fizike me këtë person ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së me pasaportën e ngjashme.

Po nga hetimet e kryera dyshohet se  ka edhe bashkëpuntorë të tjerë në organizimin dhe gjetjen e personave me ngjashmëri për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA