Youtube mbush 15 vjeç dhe në këto 15 vite kanë qenë të shumta videot që kanë bërë histori. Videoja e parë është hedhur në youtube në prill 2005, por platforma lindi në fakt më 14 shkurt të të njëjtit vit. Që nga zgjedhjet presidenciale amerikane e deri tek një vrasje live; klipet e famshme janë të shumta.

Më 23 prill 2005, Xhaved Karim, një nga tre themeluesit e YouTube, në atë kohë punonjës i PayPal, ngarkoi klipin e parë në atë që shumë shpejt do të bëhej platforma më e rëndësishme e ndarjes së pamjeve online. Sajti ekzistonte që nga 14 shkurti i atij viti, momenti kur tre themeluesit kishin blerë Domeinin, pasi më herët duket se kishin hasur vështirësi në hedhjen online të videove të dy eventeve të veçanta, super boul i 2004, kur Justin Timberlake i grisi recipetat Janet Jackson, dhe tsunamin shkatërrimtar të 26 dhjetorit 2004.

Pas kësaj, YouTube u bë vendi ku shpesh shfaqeshin video të lajmeve. Sot miliarder, Justin Bieber, ia dedikon suksesin e tij global pikërisht videos të publikuar në youtube kur ishte vetëm një fëmijë. Koveri i tij në shtëpi, With You, i Kris Brown, u bë viral në 2007, aq sa bindi Usher ti ofronte një kontratë. Më 15 korrik 2012, gangnam style publikoi videon e tij në youtube dhe ajo u bë një sukses planetar.
Youtubi dëshmoi potencialin e tij politik në 2008, kur një grup personalitetesh mbështetën obamën. Ice Bucket Challenge, ishte ndërkohë fushata e marketingut më inovative dhe virale e kohërave. Nisma lindi për të tërhequr vëmendje mbi sëmundjen e SLA-së dhe pjesë e saj u bënë edhe personazhe spektakli por edhe drejtues të kompanive të mëdha, nga tim cook e bill gates e deri tek Barak Obama. Videoklipi Thriller, i Majkëll Xhekson, ka mbushur 37 vjeç. Por ai ka bërë revolucion në fushën e muzikës. Me YouTube-n ai rilindi dhe është videoklipi më i ndarë dhe i klikuar me 650 milionë shikime. Kanë bërë të kërcejnë shumë njerëz në të gjithë botën në ritmet regaton. Sot, ka më shumë se 6 miliardë e gjysmë shikime. Që në 2018, pasi kaloi 5 miliardët, Despacito, kënga e Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, la konkurrentë si See You Again të Wiz Khalifa dhe Charlie Put me rreth 4 miliardë shikime dhe Shape Of You të Ed Sheeran me mbi 3,4 miliardë.

Top Channel