“Jeta ime në Korona Kamp”/ U bllokua në qytetin ku shpërtheu virusi, mësuesi zbulon realitetin e jetës në karantinë

08/02/2020 12:12

Britanikët e bllokuar në Wahan, qyteti kinez ku shpërtheu korona virusi janë evakuar në Britani një javë më parë.

Rreth 94 persona janë në karantinën që ndodhet në “Arrowe Park Hospital” dhe do të qëndrojnë atje edhe për një javë tjetër.

Por si është jeta në karantinë?

Mësuesi 23-vjeçar, Ben Pinkerton, i cili ishte duke punuar në Wahan ka zbuluar të gjitha detajet.

Pas tetë ditësh në ankth, të mbyllur në një apartament, në pritje për të dëgjuar nëse do të jemi të evakuuar, arriti një e-mail nga zyra e Ministrisë së Jashtme, e cila bënte me dije se duhet të shkonim menjëherë në aeroport. E dua jetën në Wahan, por e di që të qëndrosh këtu është shumë e rrezikshme, pasi virusi po vazhdon të përhapet dhe shumë njerëz kanë vdekur. Unë nuk isha i trembur.

Jam paraqitur në aeroportin e Wahan pas orës 10:00 dhe jam takuar me disa zyrtarë britanikë. Pasi iu nënshtrova disa kontrolleve rezultova i pastër dhe isha i lirë që të shkoja në Britani. Ndihesha aq i lehtësuar. Më pas më vendosën para syve një letër, ku shkruhej se duhej të kaloja 14 ditë në karantinë. Gjatë gjithë fluturimit kam fjetur dhe kur u zgjova pashë që isha kthyer në vendlindje. Mezi prisja të haja ushqim britanik dhe të kisha akses të pakufizuar në internet.

Pasi ushqehem bisedoi me të tjerët, por është e vështirë të flasësh me maska, por askush nuk rrezikon që t’i heqë ato. Disa njerëz në karantinë kërkojnë të largohen, por mendoi që është një ide e marrë. Mjekët thonë që pacientët e rinj që po vijnë me shumë vonesë do të qëndrojnë në një pjesë të veçantë të njësisë. Ditën e tretë u zgjova me lajmin se dikush që ka mbërritur natën e kaluar është futur në izolim, pasi ndihet keq.

Mjekët na kanë thënë që jemi të sigurtë. Ata kryejnë kontrolle të përditshme mbi ne për t’u siguruar që jemi mirë fizikisht dhe mendërisht. Pas darkës unë flas gjithmonë me familjarët e mi, duke i siguruar ata që të gjithë po kujdesen shumë mirë për ne“, ka shkruar mësuesi 23-vjeçar në ditarin e tij, ku tregon për ditët e kaluara në kamp.

FOTO GALERI
5/8
Mesuesi Pinkerton duke ngrohur nje vakt ne Karantine

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA