Hakerohet edhe “Facebook”/ Grupi “OurMine” i thyhen sigurinë të premten

08/02/2020 20:04

Llogari të facebook përkohësisht u hakeruan nga një grup hakerash pasditen e të premten.

Grupi, i quajtur OurMine, bëri postime në llogaritë e twitterit dhe Instagramit për facebookun dhe mesengerin duke shkruar: Edhe facebooku është i hakerueshëm. Llogaritë sidoqoftë janë rikthyer tashmë.

OurMine pretendon se sulmet e tij ishin një përpjekje për të dëshmuar vulneravilitetin kibernetik. Në janar grupi kishte hakeruar dhjetëra llogari të ekipeve të ligës kombëtare të futbollit amerikan. Në deklaratat e postuara nga grupi, në llogarinë e facebook në twitter, thuhej: Ne jemi OurMine. Edhe facebook është i hakerueshëm por të paktën siguria e tij është më e mirë se ajo e twitterit. Grupi kishte hakeruar edhe llogaritë e facebook dhe mesenger në instagram për të postuar që andej një foto të logos së OurMine.

Vetë uebsajti i facebookut nuk ishte hakeruar. Tëitter konfirmoi se hakerimi kish ndodhur përmes një pale të tretë dhe se llogaritë u mbyllën sapo u pikas ndërhyra. OurMine është një grup hakerash me bazë në Dubai që ka sulmuar llogari të korporatave dhe individëve të njohur në të shkuarën. Ai ishte futur përkohësisht në llogarinë e mediave sociale të themeluesit të twitterit, Jack Dorsey, shefit të google Sundar Pichai dhe ato të korporatave si netflix dhe espn.

Grupi pretendon se sulmet e tij kanë si qëllim të tregojnë mungesën e sigurisë. Por ai edhe i instrukton viktimat të përdorin shërbimet e tij për të përmirësuar sigurinë.

Top Channel