“Trump sillet sikur është mbret”/ Moderatori i njohur amerikan ‘thumbon’ Presidentin: Vit i mirë për fashizmin, tirania po lulëzon
Lideri demokrat, Lulzim Basha ka kaluar një paradite me një zonjë në Tiranë, ku është njohur nga afër me hallet dhe problemet që has çdo ditë familja e saj.
Në bashkëbisedimin mes tyre, zonja i rrëfen kryedemokratit se në shtëpinë e saj ka dy djem dhe dy nuse pa punë dhe që të gjithë pjestarët e familjes jetojnë me pensionin e saj. Ajo thekson se pensioni nuk del as për të paguar ujin, ku rrëfeu se këtë muaj kishte paguar dritat, por nuk mundi të paguante ujin.
“Njëqind e ca mijë lek kam paguar vetëm drita, se ujin nuk më doli pensioni për ta paguar. Marr vetëm 182 mijë lekë pension“, tha zonja Vera për kreun e PD-së.
Gjithashtu zonja i ka rrëfyer kryedemokratit se kur shkon në pazar arrin të blejë vetëm dy patëllxhana, dy kunguj, qepë, domate, patate.
“Kjo është rutina e gjithë nënave shqiptare. Të gjitha do bredhin ku është më lirë, 5 lekë apo 100 lekë më pak qoftë“, ka shtuar më tej zonja.
Top Channel