“Antiteza” e Oscar-ëve/ “Cats” dominon në “Razzie”-s

08/02/2020 21:17

Muzikali i shumëpërfolur Cats, i rikthyer, dhe katër prej yjeve të tij janë nominuar për çmimet Razzie, një ritual i përvitshëm që i dedikohet më të keqes së kinemasë.

James Corden, Judi Dench, Rebel Wilson dhe Francesca Hayward kanë marrë nominimet Razzie për rolet e tyre në Cats, ku ata veshin një peliçe të krijuar në mënyrë digjitale. Fituesja e oskarëve, Dench, është veçuar pasi duket e ngjashme me një personazh të magjistarit të Ozit.

Cats ka marrë tetë nominime Razzie duke kryesuar kështu, bashkë me Madea family funeral të Tyler Perryt dhe Rambo; last blood të Silvester Stallones. Të tre filmat janë në garë për çmimin e filmit më të keq.

Cats, një adaptim i muzikalit të Broduejt, u shfaq në dhjetor dhe u prit keq nga kritika. Prodhimi 95 milionë dollarësh dështoi për sa i takon arkëtimeve me 69.7 milionë dollarë të mbledhur në të gjithë botën.

Razzies, u krijua në vitet 1980 dhe shërben si një antidot i ceremonisë së oskarëve që mbahet një mbrëmje më pas.

Janë rreth 1 mijë anëtarë të Razzies nga më shumë se 24 vende, që votojnë për nominimet. Ata regjistrohen online dhe paguajnë një tarifë regjistrimi prej 40 dollarësh.

Top Channel