Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta. Pritet që të hënën pasdite të shtohen vranësirat dhe pothuajse i gjithë territori do të ketë reshje.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do variojnë: në zonat malore nga -8ºC deri në 02ºC, në zonat e ulëta nga -4ºC në 08ºC dhe në zonat bregdetare nga 01°C në 08ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi 4 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje dëbore në një pjesë të territorit. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -9ºC deri në 02ºC dhe në zonat e ulëta nga -5ºC në 04ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet e Shqipërisë por edhe në qytetet kryesore të botës.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA