Sulm para Krishtlindjeve, Rusia godet infrastrukturën energjitike të Ukrainës, 3 rajone pa drita, humbin jetën edhe 3 persona 23/12 12:03
Paralelisht me mirëmbajtjen e shtresave asfaltike, nëpër rrugët e Tiranës çdo ditë vijon puna edhe për mirëmbajtjen e ndriçimit dhe trotuareve.
Në mënyrë që qytetarët të jenë sa më të sigurt nëpër rrugicat e lagjeve të tyre, punonjësit e mirëmbajtjes në Bashkinë e Tiranës po bëjnë zëvendësimin e të gjithë ndriçuesve të dëmtuar përgjatë rrugëve “Luçie Miloti” dhe “Besim Fagu”.
Siç shihet edhe nga fotot, ndriçuesit e vjetër po zëvendësohen me ndriçues të rinj, për t’i bërë këto rrugë më të dukshme dhe të sigurta si ditën ashtu edhe natën, duke i krijuar kështu fasilitete banorëve të zonës.
Top Channel