Tentoi të futej në Kuvend pa i përfunduar afati i përjashtimit, Agron Shehaj përplaset me Gardën
23/07 10:20
Një rast i pazakontë i encefalopatisë sponxhiforme të gjedhit, e ashtuquajtur sëmundja e “lopës së çmendur”, është zbuluar në Zvicër, megjithatë pa rrezik për shëndetin e njerëzve, njoftoi sot Zyra Federale e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (OSAV) në Zvicër.
“Analiza e kryer tregoi se nuk bëhej fjalë për një formë klasike, por për një formë të pazakontë të sëmundjes”, theksuan autoritetet, nëpërmjet një deklarate.“Kjo formë e pazakontë nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve”, tha zëdhënësja e OSAV-it.Rasti iu njoftua Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve si edhe BE-së.
Top Channel