Tronditëse/ 10-vjeçarja u përdhunua, u godit me gurë, më pas u varros e gjallë nga komshiu

06/02/2020 18:27

Një vajzë dhjetë vjeçare është duke luftuar me jetën e saj, pasi u dhunua brutalisht, u godit me gurë dhe më pas u varros e gjallë nga komshiu i saj 21 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin Churu, në pjesën veriore të Indisë. Vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, la shtëpinë e familjes së saj rreth orës 9:30 (sipas orës lokale) për të blerë një çokollatë në një dyqan aty pranë.

Prindërit e vajzës u shqetësuan së tepërmi kur ajo u vonua më shumë seç pritej dhe filluan menjëherë të kontrollojnë për të. Djaloshi 21-vjeçar rrëmbeu dhe përdhunoi të miturën, e rrahu mizorisht, e goditi me gurë dhe u përpoq që ta varroste të gjallë, thotë policia, përcjell media lokale “The Times of India”.

Policia arriti të gjente vajzën rreth orës 10:30 (sipas orës lokale), pa ndjenja, si pasojë e plagëve të marra. Ajo u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të qytetit, ku dhe ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa policia njoftoi se i riu 21 vjeçar i cili akuzohet se është dhe personi që ka shkaktuar këtë mizori është arrestuar.

Top Channel