Përlotet gjatë emisionit moderatorja e “Shqipëria live”

06/02/2020 15:03

Historia prekëse e Asllan Doçit, gjyshit që mes lotësh tregon historinë e jetës së tij në “Shqipëria live” nuk ka mundur t’i rezistojë as moderatorja e emisionit Erjona Rusi.

Gjatë rrëfimit të historisë së dhimbshme të vetëvrasjes së djalit dhe rritjes së nipit dhe mbesës jetime, Erjona nuk ka mundur të mbajë dot lotët “Është shumë e rëndë dhe e vështirë për ju” është shprehur moderatorja, duke i kërkuar kolegut të saj Flori Gjinit që të vazhdojë me një tjetër lidhje direkte për të njëjtën histori.

Top Channel