Mazhoranca asnjë hap pas për shkarkimin e Metës. Deputeti socialist Adnor Shameti flet në Top Talk për procedurën

06/02/2020 20:04

Ditën e sotme i ftuar në studion e “Top Talk” ka qenë i ftuar deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti i cili është edhe anëtar i komisionit të ligjeve.

Ai ka folur sërish për shkarkimin e Metës.

Krijimi i organeve të reja të drejtësisë në thelb të vet, përveç përmirësimit të punës dhe gjithçka tjetër që tashmë dihet. Ka pasur në bazë të krijimit të organizimit të veprimtarisë së tij, shmangien e elementit bllokues gjatë konstituimit të këtyre trupave. Për atë që ishte hedhur në letër dhe që ishte zbatuar, mendohet se nuk do të kishte elementë bllokues. Por duke marrë shkas nga rasti i zonjës Vorpsi, kur u shmang ceremonia e betimit nga Presidenti i Republikës, e kemi bashkuar në nismën tonë ligjore e cila u kalua sot në komisionin e ligjeve. Trajtimi i zhbllokimit përfundimisht i të gjithë procesit  apo procedurës.

Është në dy plane. Për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese është e përcaktuar që nuk cenohet e drejta kushtetuese e presidentit për të realizuar ceremoninë e betimit. Ama në çdo rast nëse Presidenti i Republikës nuk e ushtron këtë të drejtë kushtetuese brenda 10 ditëve. Anëtari i zgjedhur i Gjykatës Kushtetuese mund t’ia dërgojë me shkrim Presidentit të Republikës betimin dhe që nga ai moment që ai moment që niset me shkrim konfirmohet në detyrë. Nuk mund të ketë më bllokim të situatës. Në këtë kuptim edhe për të realizuar që përcaktohet në dy kushtet e rezolutës, të Bundestagut gjerman, për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA