Dy makinistë humbën jetën pasi një tren i shpejtësisë së lartë doli nga shinat pranë qytetit Italian të Lodit.

Dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve punonjës i mirëmbajtjes së trenit, ka mbetur i plagosur rëndë, por është jashtë rrezikut për jetën. 31 janë gjithsej të plagosurit. Treni po udhëtonte nga Milano drejt Salernos. Pas aksidentit, të gjithë shërbimet e trenave të shpejtësisë së lartë në linjën Milan-Bolonja janë pezulluar përgjatë gjithë ditës.

Kryeministri Giuseppe Conte shkroi në Twitter se “ dekja e dy makinistëve është një tragjedi mbi të cilën duhet hedhur dritë”. Trenat me shpejtësi 300 kilometra në orë konsiderohen të saktë dhe të sigurt në Itali.

“Treni Italian i shpejtësisë së lartë ‘Frecciarossa’ konsiderohet një shembull performance në të gjithë botën, ndaj kjo që ndodhi duket vërtet e pabesueshme, dhe e pashpjegueshme. Duhet të përpiqemi të gjithë të kuptojmë se çfarë ndodhi realisht”.

Është një mrekulli që shpëtuam, thamë se do të vdisnim, u shpreh një pasagjere, e cila mori disa lëndime në qafë nga përplasja. Autoritetet kanë nisur menjëherë një hetim mbi shkaqet e aksidentit.

Top Channel