Reshjet e dëborës në Kosovë/ Aksidentohen zyrtarët e komunës gjatë punës për pastrim

05/02/2020 12:10

Reshje dëbore u regjistruan mbrëmjen e një dite më parë në Kosovë.

Megjithatë Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit i njoftoi qytetarët atje se rrugët janë pastruar e janë të hapura për qarkullim. Në deklaratën e lëshuar prej saj theksohej në mënyrë të veçantë se rrugët janë të kalueshme edhe në zonat malore, ku reshjet kanë qenë më të dendura, e situata më e rënduar.

Ministri Lumir Abdixhiku, megjithatë, i cili ka shkuar ta shohw gjendjen nga afër, i bëri thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes në timon me qëllimin të shmangen aksidentet e mundshme.

Por incidentet nuk është mundur të shmangen plotësisht, e ndër të parët që u përfshinë nga problemet ishin disa zyrtarë të drejtorisë së shërbimeve publike në kryeqytetin kosovar.

Nënkryetari i bashkisë së Prishtinës, Muhedin Nushi pohoi një grup zyrtarësh të kësja drejtorie, përfshirë dhe drejtuesen e saj Medina Braha, kanë marrë lëndime të lehta pasi u aksidentuan mbrëmjen e së martës gjatë kohës që ishin në terrën bashkë me ekipet e pastrimit të dëborës.

Top Channel