Kreu i Amsterdamit dënon turistët që turpërojnë prostitutat: Ato nuk janë atraksion turistik

05/02/2020 19:24

Vetë kryebashkiakia e Amsterdam ka ndërhyrë së fundi duke përshkallëzuar imazhin e pisët të qytetit, duke kritikuar vizitorët e zonës me drita të kuqe që i trajtojnë punëtoret e seksit si të ishin një “atraksion turistik”.

Duke e quajtur trajtimin e tyre “të papranueshëm” e “turpërues,” Femke Halsema i tha të përditshmes së qytetit Het Parool, se rritja e turizmit në lagjen e dritave të kuqe po e bënte gjithnjë e më të pasigurtë aktivitetin e “punonjëseve të seksit”.

Teksa rreth 20 milionë vizitorë vijnë çdo vit në Amsterdam, qyteti duket se nuk po përballon dot më numrin e turistëve, çka ka prekur mundësinë e strehimit dhe sektorë të tjerë të qytetit.

“Rrethanat ku këto gra kryejnë punën e tyre kanë ndryshuar,” tha Halsema duke shtuar se vendasit e qytetit nuk e duan të tillë prostitucionin.
“Pikë së pari duhet të sigurojmë që ato të jenë të pavarura dhe kompetente, në mënyrë që të mos abuzohen apo të përdoren si objekte”, tha kryebashkiakia komentet e së cilës u përsëritën dhe në një event shumë partiak ku distrikti u quajt “tregu publik i mishit.”

Reformat kërkonin që gratë të kishin qenë rezidentë në Holandë një vit para se të punojnë si prostitutë.

Top Channel