Tragjedi nga vala e të nxehtit në Francë, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë Hekurudhat shqiptare janë në krizë të thellë sipas kontrollit të lartë të shtetit. KLSH ka bërë një auditim për periudhën kohore janar 2018- maj 2019 ku ka zbuluar se shoqëria hekurudhore shqiptare është në krizë të mprehtë likuiditeti dhe se të gjithë tregëtuesit ekonomikë-financiar janë në përkeqësim të vazhdueshëm.
Por vazhdimësia me këto tregues performancave për një për një periudhë të gjatë po e çon shoqërinë drejt falimentimit nënvizon KSH. Gjate kontrollit janë zbuluar një sërë shkeljesh, demi i evidentuar llogaritet ne mbi 4 milion euro nga mos respektimi i kontratave ndaj hekurudhave te huaja, ndërsa janë evidentuar një sere borxhesh te akumuluara.
Në këto kushte duke qenë se Hekurudha Shqiptare, SHA po kalon një situatë tepër kritike, lind nevoja e ndërhyrjes emergjente me një strategji të mirëfilltë dhe një plan konkret masash nga ana e shtetit, thotë KLSH duke shtuar se duhet kushtuar vëmendje e veçante stimulimit të transportit të mallrave dhe përmirësimit të lidhjeve të strukturave hekurudhore me ato portuale.
Top Channel