FOTO/ Brenda shtëpisë me vlerë 300 milionë euro në Britani, çfarë fsheh ndërtesa me 15 dhoma

05/02/2020 14:35

Sigurisht që shtëpi të shtrenjta dhe të bukura ka kudo në botë, por si kjo e John Caudwell nuk keni parë ndonjëherë. Është 8 kate dhe brenda saj ka 15 dhoma gjumi.

John Caudwell është një nga personat më të pasur në Britaninë e Madhe, dhe sigurisht taksapaguesi më i madh, me më shumë se 230 milionë euro në 5 vitet e fundit. 

Por pronari 67-vjeçar i kompanisë të telefonisë Phones 4U,  tashmë ka vendosur të relaksohet me gruan 36 vjeçare Modesta Vzesniauskaite, ish- atlete olimpike, dhe të shijojë ëndrrën e tij të tre viteve të fundit, shtëpinë më magjepsëse dhe të shtrenjtë në Londër.

Caudwell bleu në vitin 2012 dy pallate në zonën ekskluzive të Mayfair në kryeqytetin anglez, nga vëllai i sulltanit të Bruneit, për rreth 96 milionë euro.

Pallatet, e shekullit 18-të dhe 19-të, ishin afër njëra tjetrës por totalisht të pavarura. Ideja e Caudwell ishte t’i bashkonte, me një ambient gjigant nëntokësor ku ka ndërtuar pishina, kinema dhe ambiente argëtimi të ndryshme, me një luks të shfrenuar.

Vetëm arredimi  tashmë të bashkuar ka kaluar 77 milionë eurot, por sipas tij sigurisht ia vlente. Tashmë shtëpia vlerësohet si më e shtrenjta e kryeqytetit, me një vlerë rreth 300 milionë euro.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel