Foshnja preket nga koronavirusi vetëm 30 orë pas ardhjes në jetë, ia transmetoi e ëma

05/02/2020 20:12

Një foshnjë kineze, e lindur nga një paciente, e cila rezulton e infektuar me koronavirus, është diagnostikuar me sëmundjen vdekjeprurëse vetëm 30 orë pas ardhjes në jetë.

Mjekët në Kinë, janë alarmuar nga fakti që virusi mund të trashëgohet nga nënat te bebet e tyre në bark.

Fëmija e infektuar, (gjinia nuk është bërë e ditur), lindi në Wuhan të dielën. Mjekët i kryen analizat foshnjës në momentin që erdhi në jetë dhe 30 orë më vonë përgjigja e tyre rezultoi pozitive.

Foshnja më pas u transferua në Spitalin e fëmijëve në Wuhan, i cili është caktuar nga qeveria për të trajtuar të gjithë fëmijët e infektuar. Gjendja e foshnjës, tashmë  treditësh, është e qëndrueshme dhe po monitorohet nga mjekët në çdo kohë, njofton spitali me anë të një deklarate në rrjete sociale.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA