Fier-Ballsh/ Makina bie 50 metra poshtë rrugës në lumë, humb jetën 35-vjeçari

05/02/2020 15:40

Një 35 vjeçar humbi jetën në aksin Fier-Ballsh. Gramoz Isufaj rreth 35 vjeç humbi kontrollin e mjetit në zonën e njohur si kthesat e Visokes dhe përfundoi në lumin Gjanica 50 metra poshtë rrugës.

Shkak i aksidentit mendohet te jetë shpejtësia tej normave të lejuara.

Më herët, një autobus i linjës Skrapar-Tiranë u aksidentua pasi devijoi nga rruga për të shmangur një fëmijë në afërsi të rreth rrotullimit të Poshnjes në Urë-Vajgurore.

Drejtuesi i mjetit bëri një frenim të detyruar gjatë të cilit për shkak të lagështisë në rrugë humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal. Asnjë prej pasagjerëve fatmirësisht nuk është lënduar. ata kanë vazhduar rrugën me mjete te tjera.

Top Channel