Tragjedi nga vala e të nxehtit në Francë, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Një adoleshente ka përçarë Francën ku ka ndezur debate të zjarrta rreth Blasfemisë, pasi bëri një postim në Instagram në të cilin e quante Islamin “fe të urrejtjes”.
Mila, 16 vjeçe, i postoi komentet e saj online pas abuzimeve homofobe në rrjetet sociale nga një komentues mysliman. Ajo u kërcënua me vdekje dhe nuk po shkon më në shkollë. Megjithatë, zgjodhi të mos tërhiqet, dhe në intervistën e parë televizive tha se donte të fliste me zë të lartë për diçka me të cilën nuk pajtohet. Mila, më pas, e çaktivizoi llogarinë e saj në Instagram. Postimi shkaktoi debate të mëdha në Francë për lirinë e shprehjes, një vend me kushtetutë laike dhe pa ligje për blasfeminë. Policia fillimisht hapi dy palë hetime: i pari – nëse Mila është fajtore për gjuhë të urrejtjes dhe i dyti – kundër agresorëve të saj online.
Hetimet e para u pezulluan, sepse autoritetet dolën në përfundimin që adoleshentja shprehu një opinion personal për fenë dhe nuk sulmoi askënd. Ministri i Brendshëm i Francës, Christophe Castaner, deklaroi ndërkohë se Mila dhe familja e saj janë vënë nën mbrojtje të policisë. Kreu i Këshillit Francez të Besimit Mysliman, Mohamed Moussaoui, u shpreh se asgjë nuk i justifikon kërcënimet me vdekje, pavarësisht se sa serioze ishin postimet e Milas, por kjo nuk e pengoi vërshimin e tyre.
Top Channel