“Të shohim dëborë për herë të fundit”/ Çiftit të moshuar i plotësohet dëshira e fundit

04/02/2020 11:51

Të plotësosh dëshirat e fundit të më shumë se 14 mijë pacientëve të sëmurë me sëmundje të pashërueshme, kjo është historia e një ish-mjek holandez.

Në mesin e pacientëve, Kees Velboer, 60 vjeç ka realizuar edhe ëndrrën e një çifti të moshuarish që kish’ dëshiruar ta shihte borën për herë të fundit.

Velboer kishte blerë disa auto-ambulanca dhe i përdorte ato për të lumturuar njerëzit që gjendeshin pranë vdekjes. 60-vjeçarit i kishte lindur kjo ide kur po transportonte një pacient nga një spital në spitalin tjetër dhe rrugës kishte vonesë, ndaj e kishte pyetur atë se ku dëshironte ta dërgonte.

Burri i sëmurë kishte kërkuar që të dërgohej në limanin e Roterdamit dhe ish-mjeku ia kishte plotësuar dëshirën.

“Është shumë bukur t’i shohësh ata të lumtur. Për ne është e lehtë ta bëjmë, por për ata është diçka shumë e veçantë. I kemi dërguar njerëzit edhe jashtë shtetit, në disa vende vërtet mahnitëse”, tha Velboer.

Ai tregon se njëra ndër dëshirat më të shpeshta të personave të sëmurë rëndë është edhe vizitimi i muzeve për të parë veprat e artit.

Në një rast tjetër, ai kishte dërguar dy persona në stadium për të parë një ndeshje të klubit të preferuar, Ajax-it, ndërsa një çift i moshuar kishte kërkuar të ndjente për herë të fundit magjinë e dëborës.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA