Albin Kurti, kandidat për kryeministër të Kosovës, ka prezantuar programin me të cilin synon të qeverisë vendin. Kurti tha se ajo e tij, do të jetë një qeveri e zhvillimit ekonomik e punësimit.

“Kemi program që adreson secilën fushë. Ndryshimin e madh të 6 tetorit po e institucionalizojmë sot. Do të kursejmë paranë publike. Do të jenë 15 ministra para meje e jo 21 sa ishin më herët. Do të kemi rreth 33 zëvendësministra dhe jo mbi 80 sa ishin më herët. Më pak shpenzime në poste e privilegje për të shpenzuar më shumë në projekte”, shprehet kreu i VV.

Kreu i Vetëvendosjes deklaroi se fokusi do të jetë tek drejtësia me qëllimin ti vihet fre korrupsionit në vend. Kurti premtoi një proces të përgjithshëm vetingu, tha se Shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm e do të hartohet dhe një ligj për konfiskimin e pasurisë së vendosur në mënyra të jashtëligjshme. Ai ndërkohë u shpreh I gatshëm të udhëheqë dialogun me Serbinë, me konsensus të gjerë politik.

Por shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare e shprehën menjëherë kundërshtimin e tyre. sipas Bedri Hamza, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, një qeveri me një buxhet 3 miliardë eurosh në vit nuk mund të realizojë ato çfarë premton Kurti. Nga 15 ministri që do të ketë ekzekutivi i tij, Vetëvendosje dhe LDK-ja do të drejtojnë secila nga gjashtë. Tri të tjera u takojnë minoriteteve. Në fjalën e vet gjatë seancës për formimin e qeverisë, Kurti prezantoi dhe kabinetin tij, ku zëvendëskryeministër i pare është Avdullah Hoti, ministria e jashtme i takon Glauk Konjufcës që vendosi të tërhiqej nga pozicioni i kryetarit të kuvendit, dhe Ministria e Drejtësisë i është besuar Albulena Haxhiut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA