Gjatë fjalës së tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, për miratimin e qeverisë së re, Albin Kurti shpalosi programin qeverisës.

Ndër të tjera Kurti deklaroi se për shtetasit e Kosovës do të ketë 3 muaj ushtri me detyrim. Më tej shtoi se qeveria do të ndalojë korrupsionin në institucione, do ta luftojë atë në shoqëri.

“Kosovës po i largohen njerëzit e ditur dhe të arsimuar. Ministria e Arsimit do të investojë në infrastrukturën e arsimit të lartë. Do të rrisim vendimmarrjen në shkolla, do rishikohet ligji për arsimin e lartë. Do të rritet buxheti në 80 mln euro për modernizimin e klinikave mjekësore. Progresi ynë shoqëror duhet të shpërndahet,asnjë nuk do mbetet pas. Do të ndërmerret një reformë e përgjithshme për skemat e pensioneve. Do të themelojmë muzeun e krimeve gjatë luftës, historisë dhe arteve bashkëkohore.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA