
27/02 08:38
Albin Kurti ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si i mandatuar për kryeministër të Kosovës.
Para banesës së tij, Kurti ka marrë rrugën për Kuvendin e Kosovës ku ka thënë se po niset për të formuar Qeverinë e re.
“Kemi bërë përgatitjet për seancë. Synimi ynë është që të zgjedhim Qeverinë e Re. Do të punojmë mbarë e mirë, me një ekip të mirë të kabinetit. Falënderoj qytetarët që na kanë mundësuar një ditë të tillë. Tash do të zhvilloj takimet përfundimtare edhe me disa deputetë. Është kapitull i ri për Republikën e Kosovës, por edhe në aktivitetin tim politik. Që 23 vite jam në opozitë, tani e kam shansin e përgjegjësinë për t’i shërbyer popullit si asnjëherë më parë” ka thënë Kurti.
Top Channel