Përplasen dy trena pranë Bratislavës, raportohet për shumë të lënduar
Policia në ishulin grek të Lesbos përdori sot gaz lotsjellës ndaj mijëra emigrantëve që protestuan kundër kushteve në kampe dhe ashpërsimit të rregullave të azilit nga qeveria e Demokracisë së Re.
Duke mbajtur lart simbole me fjalën ‘liri’, rreth 2,000 bura e gra dolën nga kampi i mbipopulluar i Morias për të demonstruar drejt qytezës Mytilene.
grupet e ndihmave i kanë përshkruar kushtet në disa prej kampeve greke si të tmerrshme. Protestuesit ecën rreth 5 km drejt portit ku më as u rrethuan nga policia.
Boris Cheshirkov, zëdhënsi grek i agjencisë së OKB për refugjatët, tha në një deklaratë: Ka një akumulim të madh të aplikimeve të azilit deh këto vonesa janë shkaku kryesor në mbipopullimin e kampeve në ishull. Pritjet e gjata po kontribuojnë në përkeqësimin e gjendjes së mendore të refugjatëve”, tha ai.
Pas disa vitesh vonesash procedurale, Greqia përballet me një masë prej rreth 90,000 aplikimesh azili, tha Cheshirkov.
Top Channel