Kosovë/ Nis seanca plenare në Kuvend, Kurti: Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit

03/02/2020 11:59

Ka nisur pak momente më parë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, për miratimin e qeverisë së re të propozuar nga kandidati për kryeministër, Albin Kruti.

Seanca e Kuvendit të Kosovës drejtohet nga Glauk Konjufca. Të pranishëm në sallë janë 103 deputetë, si dhe të pranishëm janë edhe përfaqësues të trupit diplomatik.

PDK, AAK dhe Lista Serbe kanë deklaruar votën kundër qeverisë. Qeveria e re e Kosovës do të ketë 15 ministri, 6 VV, 6 LDK dhe 3 për minoritetet, si dhe 33 zv/ministra, 2 zv/kryeministra.

Në seancë plenare, fjalën e mori, Albin Kurit, ku shprehet se VV ka një program qeverisës që adreson të gjitha fushat.

“Kemi një program qeverisës që adreson të gjitha fushat. Me këtë program do të jetësojmë premtimet e 6 tetorit. Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike. Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Do të barazojmë garën për bizneset dhe do të heqim monopolet. Do të rritet transparenca në dhënien e kontratave. Agjencia e Privatizimit do të shkrihet dhe do t’i bashkohet qeverisë. Agjencia e Privatizimit do të shkrihet dhe do t’i bashkohet qeverisë. Do të bëjmë subvencionimin e pagave për sektorin privat. Do të bëjmë subvencionimin e pagave për sektorin privat. Do të bashkojmë Agjencinë Tatimore dhe Doganat” , shprehet Kurti në fjalën e tij.

Në fjalën e tij, kreu i VV shprehet se në program do të përfshihen 3 muaj ushtri me detyrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA