Viti i Ri, Kosova e nisi vitin 2026 pa buxhet
Edhe Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett ka reaguar menjëherë pas votimit të qeverisë së Albin Kurtit. Me anë të një statusi në Twitter Kosnett ka uruar qeverinë e re në Kosovë duke shkruar se mezi pret të punojë me të gjitha institucionet e Kosovës.
Kosnett në urimin e tij për qeverinë e re të Kosovës është ndalur edhe tek marrëdhëniet me fqinjët, duke ditur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se shpreson që Kosova të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj.
“Urime për formimin e qeverisë së re. Mezi pres të punoj me të gjitha institucionet e Kosovës, palët e tjera dhe palët e interesuara të shoqërisë civile për të forcuar drejtësinë dhe prosperitetin dhe për të ndihmuar Kosovë të ndërtojë marrëdhënie paqësore me fqinjët e saj.” shkruan Kosnett.

Top Channel